Shtëpi Lajme ​Angelovski: Lojë sulmuese dhe tre pikë kundër Shqipërisë

​Angelovski: Lojë sulmuese dhe tre pikë kundër Shqipërisë

Shperndaje në Facebook.


Trajneri i Maqedonisë, Igor Angelovski paralajmëroi lojë sulmuese kundër Shqipërisë, pasi dëshiron vetëm fitore

“Më vjen mirë që atë që e paralajmërova është duke sjellë pozitivitet në përfaqësuesen e Maqedonisë”, tha Angelovski gjatë konferencës për media.

“Në 6 ndeshjet e fundit kemi 4 fitore, një barazim dhe një disfatë, nga Spanja. Kjo tregon se jemi në formë të mirë dhe loja është në ngritje. Mendoj se të martën, Maqedonia do të zhvillojë ndeshjen më të mirë në këto eliminatore. Më kryesore për mua është që të gjithë të japin maksimumin dhe të arkëtojmë 3 pikët”. /Express/