Shtëpi Lajme ​Konfirmohet gjithçka nëse do të luhet ndeshja Kroaci – Kosovë

​Konfirmohet gjithçka nëse do të luhet ndeshja Kroaci – Kosovë

Shperndaje në Facebook.

Gazeta Express ka marrë vesh nga burime brenda Kombëtares se ndeshja mes Kroacisë dhe Kosovës do të zhvillohet siç është paraparë

Gjatë ditës kishte reshje të shumta të shiut, duke bërë që UEFA të mendojë për shtyrje të ndeshjes.

Por, tash e disa orë reshjet e shiut janë ndërprerë dhe ndeshje ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës do të zhvillohet pa ndonjë problem.

Ky takim do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin Maksimir të Zagrebit. /Express/