10 arsyet pse Ronaldo është më i mirë se Messi

10 arsyet pse Ronaldo është më i mirë se Messi

Shperndaje në Facebook.

La Gazzetta dello Sport ka publikuar 10 arsyet pse Cristiano Ronaldo është më i mirë se Messi.
Cristiano Ronaldo ka mposhtur Leo Messin për të fituar Topin e Artë dhe për t’u zgjedhur më i miri i vitit 2016 nga FIFA.

Këtë vendim e mbron edhe e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport, e cila jep 10 arsye pse Ronaldo është më i mirë se sa Leo Messi.

Ja 10 arsyet:

1. Loja e tij është më e kompletuar.

2. I përdor të dyja këmbët dhe ka një goditje të shkëlqyer me kokë.

3. Ka një fizik perfekt, për të cilin kujdeset jashtëzakonisht shumë.

4. Ka fituar në Angli dhe në Spanjë, duke treguar se është i aftë të fitojë në çdo ambient.

Lexo edhe  Man City – Hart, këtë nuk e ka pritar askush

5. Ka arritur të fitojë edhe me kombëtaren, ndërsa Messi ka humbur një finale Botërori dhe dy finale të Kupës së Amerikës.

6. Ka shënuar 10 gola më shumë në Ligën e Kampionëve (95 kundër 93 ndërsa në total në garat evropiane 98:96).

7. Gjeneron më shumë të ardhura.

8. Është më aktiv në solidaritet. Nga donacioni për Chapecoensen e deri te iniciativat për fëmijët në Palestinë.

9. Është i vetmi që e ka fituar 4 herë Këpucën e Artë (3 herë Messi).

10. Është lojtari që ka shënuar më shumë dygolësha në historinë e Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi, “Gazzetta” nënvizon se kjo është situata aktuale, që mund të ndryshojë shumë shpejt nga magjitë e Messit.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakE rrallë: Qyteti i Ulqinit mbulohet nga bora (Video)
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Barca – Bilbao