Shtëpi Kuriozitete 101 aborte brenda tre muajve në Fier, shkaku i këtyre vdekje është...

101 aborte brenda tre muajve në Fier, shkaku i këtyre vdekje është treguar që para 2 vitesh

Shperndaje në Facebook.

Qyteti i Fierit renditet në listën e qyteteve më të ndotur në vendin tonë. Dihet se ndotja ndikon jo vetëm në shkatërrimin e mjedisit, por edhe ka pasoja mbi shëndetin e njeriut.

Shumë pak prej nesh mund ta kenë shuar nëpër mend se një shkallë kaq e ndotjeje mund të marr jetë që në barkun e nënës.

Prej kohësh toksikologu Kilo Sotja ka folur mbi këtë problem, por argumentet e tij mjekësore kanë rënë në vesh të shurdhër.

Në një intervistë të mëparshme ai ka shpjeguar me detaje se si ndotja merr jetë që në embrion.

Para dy vitesh toksikologu Sotja ka shpjeguar:

Lloje të ndryshme të hidrokarbureve, të cilat janë precipituar në thellësinë e fushave gjatë viteve, lirimi i gazrave helmues në ajër, distanca e vogël midis shtëpive dhe puseve të naftës, të gjitha dëmtojnë shëndetin e popullsia.Reshjet e llojeve të ndryshme të hidrokarbureve në thellësinë e fushave që përmendëm, si dhe niveli i lartë i ndotjes së ajrit lëshon shumë materie toksike, gjë që shkakton shumë dëmtime në hormonet riprodhuese të femrave, dhe përveç që ato ndërhyjnë në ciklin e menstruacioneve ose çka është më keq ata mund të shkaktojnë edhe sterilitet. Substancat toksike mund të ndikojnë drejtpërdrejt në vezoret, të cilat mund të mbajnë një premenopauzë të mundshme ose sëmundje të ndryshme të vezoreve. Por hidrokarburet mund të shkaktojnë shumë dëmtime të materialit gjenetik të vezoreve femërore me të njëjtat pasoja: abort spontan ose një fëmijë i lindur me probleme mendore dhe fizike.”

Ndërkohë që raporti për abortet gjatë tremujorit të parë të vitit 2017 është alarmant. Ky raport tregon se gjithsej ka pasur 101 aborte, të cilat janë të gjitha spontane.

Në këtë raport tregohet se ka pasur 0 aborte me kërkesë, 0 aborte të provokuara dhe 0 aborte terapeutike.

Grup mosha më e prekur është nga mosha nga 20 vjeç deri në 35 vjeç me 77 raste.

Siç e shikoni kanë kaluar dy vite që kur është ngritur ky alarm, por ndotja në Fier vazhdon të jetë po e njëjtë dhe si rrjedhim numri i jetëve të humbura që në bark të nënës shtohet.

Më e keqa është se nuk dihet se edhe për sa kohë do të vazhdojë kjo masakër. Edhe sa jetë duhet të merren që insitucionet të marrin masat e duhura?!