Shtëpi Video 14 faktet e pabesueshme psikologjike që duhet t`i dijë secili

14 faktet e pabesueshme psikologjike që duhet t`i dijë secili

Shperndaje në Facebook.

fakte-psikologjike-lidhje-dinit-muzike

Shumë gjëra që janë konstante në jetën tonë në shikim të parë duken sikur nuk kanë rëndësi, e në fakt kanë rrënjë të thella dhe lidhje e tyre me ne është shumë personale sesa neve na duket.

Ua prezantojmë 14 situatat jetësore në të cilat shpjegim mund të kërkojmë në shabllonin psikologjik të personalitetit tuaj.

  1. Kënga juaj e preferuar është e lidhur me ndonjë ndodhi emocionale nga e kaluara. Në këtë gjë nuk jeni e vetme.
  2. Muzika ndikon në vëmendjen tuaj. Studimet e Universitetit të Groningenit kanë zbuluar se muzika ka ndikim të madh në mënyrën e perceptimit tuaj.
  3. Sa më shumë që harxhoni për të tjerët- aq më e lumtur jeni. Këtë gjë e kanë dëshmuar shumë studime psikologjike, andaj mos hezitoni t`ju dhuroni gjëra personave të dashur.
  4. Shpenzimi i të hollave në udhëtime në vend se në gjëra të panevojshme ju bën më të lumtur. Pse të depononi gjëra të panevojshme kur mundeni të depononi kujtime të bukura në memorien tuaj.
  5. Fëmijët e sotshëm janë më nervoz se pacientët e zakonshëm në psikiatritë e vitit 1950. Kjo gjë është e frikshme, mirëpo jo edhe befasuese. Gjysma e popullatës së sotme vuan nga ndonjë lloj anksioziteti, depresioni apo nga përdorimi i ndonjë medikamenti.
  6. Bindje të caktuara fetare e ulin nivelin e stresit. Një doracak psikiatrik tregon se njerëzit që kyçen në meditim apo në lutje fetare kanë nivele më të ulëta të stresit.
  7. Të hollat nuk e blejnë lumturinë, mirëpo 75.000 dollarë në vit ju bëjnë më të lumtur. Për amerikanët e zakonshëm, shuma prej 75000 dollarëve në vit e sjell lumturinë. Ju çliron prej varfërisë dhe ju mundëson që të keni gjërat e nevojshme për jetë normale.
  8. Në shoqërinë e njerëzve të lumtur edhe ju jeni më e lumtur. Kjo gjë nuk duhet të jetë aq e çuditshme për ju.
  9. Njerëzit prej 18 deri në 33 vjet janë të nënshtruar ndaj stresit më të madh. Familja, edukimi, puna- të gjithë këto gjëra janë stresuese për të rinjtë.
  10. Nëse e bindim veten se kemi fjetur mirë, truri juaj do të besojë. Për këtë gjë mund të keni më tepër energji, ndërsa kjo gjë quhet “gjumi placebo”.
  11. Njerëzit e mençur e nënvlerësojnë veten ndërsa të paditurit mendojnë se janë gjenialë. Kjo dukuri njihet si efekti Duning-Kruger dhe ekziston me të vërtetë dhe këtë mund ta vërtetoni në Fejsbuk.
  12. Kur ju kujtohen ndodhi nga e kaluara, në fakt jeni duke kujtuar herën e fundit kur e keni kujtuar atë ngjarje.
  13. Vendimet e juaja duken më racionale kur i mendoni në ndonjë gjuhë tjetër. Studimi i Universitetit të Çikagos ka vërtetuar se koreanët dhe amerikanët që kanë menduar në një gjuhë tjetër i kanë tejkaluar paragjykimet e mëhershme .
  14. Nëse të gjithëve ua tregoni qëllimet e juaja, shanset e realizimit zvogëlohen. Kur njerëzit tregojnë qëllimet e tyre, shanset e realizimit zvoglohen pasiqë humbet motivimi.