Shtëpi Shëndetësi 2 kurat popullore për tensionin e lartë

2 kurat popullore për tensionin e lartë

Shperndaje në Facebook.

Ilaçi i artë i Pilarit për qarkullimin e gjakut. 1 dorë gjethe veshtulle, 1 lugë gjelle gjethe mëtriku, 1 lugë gjelle gjethe ulliri, 1 lugë çaji lëng hithre.

Gjethet e veshtullës, mëtrikut dhe të ullirit copëzohen, përzihen mirë e mirë. Hidheni në një vorbë. Në të hidhet një litër ujë i ftohtë shiu. Lëreni të mbuluar gjithë natën për 13 orë, pastaj kullojeni.

Çdo tasi para se të pihet, i hidhet një lugë çaji lëng hithre.

Lëngu i hithrës përgatitet duke i grirë ato në një havan druri, dhe pastaj gjethet e grira hollë shtrydhen fort duke përftuar lëngun.

Përdorimi:

Pini 3 herë në ditë nga një tas të tillë. Nëse dëshironi, mund ta ëmbëlsoni me mjaltë. Ky ilaç përdoret në të dy rastet edhe kur tensioni është i lartë, edhe në rastin e kundërt kur ai është i ulët. Efekti i tij është balancues.

Dieta oriz-mjaltë.

Dieta oriz-mjaltë. Për çdo ditë 250 gramë oriz natyror, 750 gramë lëng nga fruta të freskëta, 100 gramë mjaltë, 10 gramë tharm (maja buke). Orizin ziejeni me avull.

Mos i hidhni kripë përsipër pastaj përziejeni me lëng frutash ose me fruta. Mbas ftohjes ëmbëlsojeni me mjaltë.

Mjalti nuk duhet të nxehet mbi 40 gradë, se ndryshe humbet një pjesë të mirë të substancave vepruese. Ndaheni në 7 porcione.

Përdorimi:

Në mëngjes esëll hani 5 gramë maja dhe pastaj porcionin e parë të dietës oriz-mjaltë.

Në mbrëmje para vaktit të fundit merrni edhe 5 gramët e mbetura të majasë dhe pas saj porcionin me oriz-mjaltë.

Mos pini gjë tjetër me përjashtim të pijes gjithçkashëruese.

Krahas tyre këshillohet të jeni gjakftohtë dhe të shpenguar, sepse vetëm frika e rritjes së tensionit mund të na nxisë drejt një rrethi vicioz, sepse frika e rrit tensionin e gjakut.

Ai duhet të matet vetëm në mëngjes pasi jeni çuar nga gjumi dhe me gjendje shëndetësore të çlodhur dhe të ç’tendosur