Shtëpi Video 40 lekë çmimi i biletës, Shoqata e Transportit e pakënaqur: Të rritet...

40 lekë çmimi i biletës, Shoqata e Transportit e pakënaqur: Të rritet prapë

Shperndaje në Facebook.


Shoqata e Transportit Publik ka deklaruar sot se nuk është dakord me çmimin prej 40 lekësh për biletën, megjithatë ka vënë në dukje se nuk do ta bllokojë transportin publik më 1 janar siç kishte kërcënuar.

“Nuk do të ketë bllokim të shërbimit në janar, – thanë sot përfaqësuesit e saj. – S’jemi dakord me çmimin 40 lekë të biletës. Po ashtu, nuk është indeksuar aboneja e studentit”.

Ata lënë të hapur sërish mundësinë për ndryshimin e çmimit, pasi deklarojnë se do të negociojnë me kryetarin sërish gjatë 3 muajve të parë të 2016.
shoqata