Shtëpi Kuriozitete 50-vjeçarja shqiptare bëhet e virgjër për herë të dytë dhe s’do ta...

50-vjeçarja shqiptare bëhet e virgjër për herë të dytë dhe s’do ta besoni përse

Shperndaje në Facebook.

Një histori e pazakontë është rrëfyer mbrëmjen e së premtes në emisionin ‘Top Show Magazine’. Ndihmës kirurgia Senera Hoxha ishte një ndër të ftuarat në panel për të folur rreth kirurgjisë estetike dhe e pyetur rreth ndonjë rasti që asaj i kishte mbetur në mendje, Hoxha rrëfeu historinë e një gruaje rreth të 50-ave që kishte shkuar në klinikën ku ajo punonte.

‘Ajo erdhi bashkë me të bijën për të realizuar një rimodelim të pjesës intime.’-tregaoi ndihmës kirurgia, duke shtuar se vetëm më pas, zonja i kishte komunikuar se ajo donte të bëhej sërish e virgjër.

Ajo tregoi se çifti për pak ditë do të festonte përvjetorin e martesës dhe zonja në fjalë do ta kryente ndërhyrjen si dhuratë për bashkëshortin. Hoxha tregoi se ndërhyrja u krye me sukses dhe siç kishte mësuar ajo më pas nga vetë zonja, bashkëhshorti i saj e kishte pëlqyer së tepërmi dhuratën.