Shtëpi Video 9 gjërat e mrekullueshme e të qenurit një nënë e re

9 gjërat e mrekullueshme e të qenurit një nënë e re

Shperndaje në Facebook.

gjerat-mira-nene-re-femije-femer

Isha njëzetë vjeçare dhe kisha plane të mëdha, sapo kisha përfunduar kolegjin para kohe. Atë ditë kisha shkuar deri në farmaci për të blerë një testuese për shtatëzëni dhe e kisha kuptuar se isha pozitive.

Foshnjën e parë e linda dy muaj pas ditëlindjes së 21, fëmijën e dytë e linda në moshën 22. Mos jam ngutur? Ndoshta pak. Mirëpo nuk pendohem aspak pasiqë të jesh nënë e re është diçka që ju transformon jetën në mënyrën më të ëmbël të mundshme.

  1. Në moshë të re, piqemi shpejtë. Nuk lindim fëmijë që të përmirësojmë diçka brenda nesh, mirëpo dashuria për ta na tendos, na rafinon dhe i zbut skajet e ashpra brenda nesh.
  2. Përshtatemi shumë lehtë. Ndoshta jemi të rinj mirëpo kemi kohë të mjaftueshme të përshtatemi në mënyra të ndryshme.
  3. Jemi mësuar me natë të “zgjuara”. Përderisa bashkëmoshatarët tanë janë duke u kënaqur në ahengje apo duke mësuar për provime tërë natën, edhe ne jemi duke e bërë të njejtën, duke lëkundur djepin deri në orët e hershme të mëngjesit.
  4. Kemi më tepër energji. Trupa tanë të rinj mund të qëndrojnë më lehtë se tek nënat më të vjetra.
  5. Kemi më tepër kohë me fëmijët. Kemi kohë më tepër ti duam fëmijët, më tepër kohë të plakemi me ta dhe të arrijmë nipat e mbesat.
  6. E kuptojmë se çfarë është me rëndësi qysh në moshë të re. Papritmas gjërat që i kemi konsideruar si të mëdha tani zvogëlohen, ndërsa ne mbetemi duke vështruar një person të vogël se si merr frymë dhe e kuptojmë se ata janë kuptimi i ekzistencës tonë.
  7. Fëmijët tanë mund të na definojnë rrugën. Ende nuk kemi arritur të krijojmë karrierë pasiqë ende nuk kemi filluar me periudhën e “të rriturve”. Mirëpo gjatë këtij rrugëtimi fëmijët mund të na mësojnë, të na pjekin, definojnë dhe të na ndikojnë dhe drejtojnë drejt qëllimit tonë.
  8. Fëmijët na motivojnë në punë dhe jetë. Ata bëhen inspirimi jonë që të punojmë më shumë, të bëhemi më të mirë dhe më të fortë.
  9. Përfundimisht, në moshën tonë ata e ndryshojnë tërësisht kursin e jetës sonë. Asgjë nuk më ka ndryshuar më shumë se dashuria ndaj një krijese tjetër njerëzore, fëmijës tim. Në dhënien e asaj dashurie kam ndryshuar deri në pakthim, shpirti im është më i pasur, zemra ime më e plotë ndërsa dashuria ime më e lirë. Fëmijët e mi më kanë bërë të tillë andaj nuk do të ndryshoj as një gjë të vetme nga ajo që jam tani./