Shtëpi Lajme 9 gjërat që asnjëherë nuk duhet t’i kërkoni në Google

9 gjërat që asnjëherë nuk duhet t’i kërkoni në Google

Shperndaje në Facebook.

2701-mvz2v-650x358

‘Reddit’, e ka përpiluar një listë të shkurtër me disa gjëra që ju asnjëherë nuk duhet t’i kërkoni në Google.

Paraprakisht duam të ju tregojmë se disa nga këto gjëra janë pak edhe të gërditshme.

Sidoqoftë, lajmi.net e sjell më poshtë listën me gjërat që nuk duhet t’i kërkoni në Google:

1) “Fournier”
Lojtari i famshëm i ‘Orlando Magic’, Evan Forunier, ndryshe njihet edhe si ‘Asnjëherë mos e lyp në Google’, dhe për këtë ka arsye mjaftë të fortë.
Mbiemri i tij, që është fjalë e vjetër franceze për “Boulanger”, është gjithashtu edhe një lloj i gangrenës që shfaqet në gjenitale.
Prandaj, kujdes!

2) “Krokodil”
Ndryshe edhe emri i rrugës i desomorfinës, morfinë e cila ka efekte të fuqishme, e që përdoret edhe si zëvendësues i heroinës në Rusi dhe Ukrainë.
Efektet e kësaj droge edhe mund ta ‘gatuajnë’ lëkurën, apo të shkaktojnë infeksione të mëdha dhe ta dëmtojnë zonën e caktuar.
Kjo njihet edhe si drogë mish-ngrënëse.

3) Mos e kërkoni ushqimin tënd të preferuar
Juve vetëm do u shtohet uria, asgjë tjetër.

4) “Mouth Larva”
Një person, në vend se të shtyp ‘moth larva’ e ka kërkuar në Google ‘mouth larva’, dhe ka hasur në diçka jo të këndshme, prandaj u sugjerojmë që të mos e bëni të njëjtën gjë.

5) “Google”
Zakonisht hapësira për të shtypur “google.com”, është vet Google, prandaj vetëm e shkruani aty çfarë dëshironi të kërkoni, që i bie nuk është nevoja të shkoni njëherë në Google.com e pastaj të kërkoni gjënë që u duhet.

6) “Calculus Bridge”
Kjo është një sëmundje e cila zakonisht duhet të hiqet nga një dentist, dhe mirë është të mos e kërkoni sepse vetëm do trishtoheni.

7) Mos e kërkoni e-mail adresën tuaj
Të kërkoni e-mail adresën tuaj në Google mund të zbuloni diçka shumë interesante, mirëpo ndonjëherë edhe mund të del diçka shumë e tmerrshme.

8) “Harlequin ichthyosis”
Kjo është sëmundje gjenetike, e cila shfaqet në lindje tek bebet dhe është shumë e rëndë për tu parë.

9) Mos kërkoni për simptomat tuaja
Nëse mendoni se jeni i sëmurë, thjeshtë shkoni tek doktori, s’është nevoja të kërkoni në Google sepse do ndaheni të pakënaqur.