Shtëpi Kuriozitete A ia kushtoi vajzës shqiptare hitin e pavdekshëm? James Blunt nuk duron...

A ia kushtoi vajzës shqiptare hitin e pavdekshëm? James Blunt nuk duron më, tregon kujt i kushtohet hit-balada “You’re Beautiful” (Video)

Shperndaje në Facebook.

Nëse mendoni se “You’re Beautiful” është një këngë romantike dashurie, James Blunt ka disa sqarime për të bërë.

Balada e realizuar para 11 vitesh e bëri të famshëm këngëtarin britanik dhe është pëlqyer shumë nga të dashuruarit dhe madje është bërë kënga që çiftet e reja e shfrytëzojnë për vallëzimin e tyre të parë.

Mirëpo, Blunt ka treguar të vërtetën rreth kësaj kënge, e cila duket e errët dhe nuk ka të bëjë me atë që e kanë menduar fansat.

“Të gjithë thonë: ‘Ah, ai është shumë romantik. E dua ‘You’re Beautiful’ si këngë time të martesës. Këta njerëz janë të ngatërruar’”.

“Të etiketojnë me gjëra të këtilla duke thënë: ‘Oh, James Blunt. A nuk është ai një romantik i butë? Në fakt, nuk jam”.

“‘You’re Beautiful’ nuk është këngë e butë romantike. Flet për një djalë që është aq shumë i droguar në një metro dhe bisedon me të dashurën e dikujt tjetër, kur i dashuri i saj është përpara tij, dhe atë duhet mbyllur apo duhet burgosur pasi është një lloj perversi”, ka rrëfyer Blunt për Huffington Post.

Nuk ka dyshim se fansat e tij dhe ata që e kanë pëlqyer këtë këngë nuk kanë pritur që tema e saj të ishte e këtillë, pasi ka pasur spekulime të shumta. Madje ka pasur edhe thashetheme se i kushtohej një vajze nga Kosova, duke qenë se Blunt ka qenë ushtar i KFOR-it britanik në vendin tonë. /GazetaGobale/