Shtëpi Kuriozitete Adoleshenti që filloi biznesin në garazhin e shtëpisë, kurse sot ka dhjetëra...

Adoleshenti që filloi biznesin në garazhin e shtëpisë, kurse sot ka dhjetëra të punësuar dhe fiton miliona dollarë (Foto/Video)

Shperndaje në Facebook.

Brennan Agranoff 17-vjeç nga Oregoni i Shteteve të Bashkuara ka firmën e tij të çorapeve. Si 13-vjeçar i erdhi në kokë ideja për këtë punë, kurse sot ky nxënës i shkollës së mesme është duke blerë kompaninë e cila dikur i bënte konkurrencë.Ky adoleshent është themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “HoopSwagg”, transmeton Telegrafi.Brennan e kishte marrë seriozisht punën e tij, dhe kështu brenda katër viteve arriti që idenë për dizajnimin e çorapeve unike ta shndërroi në një biznes mjaft profitabil online, ku brenda një viti argëton rreth një milion dollarë.E gjitha filloi në vitin 2013, kur Brennan gjatë një ndeshje basketbolli në shkollën e mesme vërejti se të gjithë nxënësit kishin veshur çorape të kaltra.Në atë moment pyeti veten se çfarë do të ndodhte nëse në këto çorape do të krijonte dizajne unike. Për gjashtë muaj me radhë shtypi dizajne të ndryshme dhe siguroi materiale kualitative, dhe më pas ia prezantoi idenë prindërve. Per me shume kliko Ketu per ta ndjekur videon