Shtëpi Lajme Adriatiku merret pak me estradën: Ndërrojeni mjekun

Adriatiku merret pak me estradën: Ndërrojeni mjekun

Shperndaje në Facebook.

Pas debatit që ndezi këngëtarja Adelina Ismaili, disa fjalë për këngëtaret i ka thënë edhe gazetari Adriatik Kelmendi.
Kelmendi ka ka ironizuar me këngëtaret shqiptare, duke ju kërkuar që ta ndërrojnë kirurgun pasi po ngjanë mes vete si të ishin motra, transmeton Magazina.al

Ai ka thënë se krahasimi i këngëtareve të famshme shqiptare të njohura në botë si Rita, Dua, Bebe dhe Era me ato të cilat veprojnë në Shqipëri e Kosovë, është i papranushëm Ja postimi i plotë i Adriatik Këlmendit:

“Respekt per perjashtimet, por krahasimi kengetaret shqiptare lokale me kengetaret shqiptare boterore:

Rita, Dua, Bebe, Era me bukuri krejt natyrale

Keto ketu – bile kirurgun le ta nderrojne nganjehere se krejt po perngjajne si te kishin qellu’ motra!”