Shtëpi Lajme Aeroplani Vjenë – Prishtinë bën ulje emergjente në Beograd, autoritetet serbe i...

Aeroplani Vjenë – Prishtinë bën ulje emergjente në Beograd, autoritetet serbe i mbajnë të mbyllur udhëtarët

Shperndaje në Facebook.

avion_1478513151-8294337

Një prishje motori në avionin e linjës Vjenë – Prishtinë i kompanisë ajrore “Austrian Airlines”, ka detyruar ekuipazhin të bëjë ulje emergjente në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, transmeton “Koha.net”.
Gjatë fluturimit dhe deri në aterrim, në avion udhëtarët kanë qenë shumë të frikësuar pasi në brendi të avionit dëgjoheshin krisma por edhe britma të udhëtarëve.

Odisejada e udhëtarëve nuk përfundoi as pas aterrimit të avionit.

Autoritetet ajrore serbe nuk lejuan largimin e udhëtarëve nga Kosova të dilnin nga aeroporti për të gjetur alternativa të tjera udhëtimi.

Sipas “Koha.net”, udhëtarët ende po mbahen aty dhe nuk dihet si do të vijnë në Prishtinë.

Po flitet që udhëtarët me një avion të kompanisë “Wtruksih Airlines” të shkojnë në Stamboll dhe prej andej pastaj për në Prishtinë.