Shtëpi ShowBiz Aktorja e njohur Gresa Pallaska në fokusin e medieve britanike

Aktorja e njohur Gresa Pallaska në fokusin e medieve britanike

Shperndaje në Facebook.

The Stage ka vënë në fokus rolin e Gresa Pallaskës në këtë shfaqje, ku ky artikull poashtu është shoqëruar edhe me fotografinë e aktores kosovare, që po vlerësohet të ketë pasur një ngjitje të bukur skenike

Sapo është dhënë premiera e shfaqjes “Bluebeard’s Castle & The 8th Door” në Skoci, përkatësisht në “Theatre Royal”, dhe, sikurse ishte paralajmëruar për një ndërlidhje interesante të kësaj shfaqjeje, qysh para prezantimit të këtij projekti, mediet britanike tashmë kanë fokusuar këtë shfaqje edhe pas dhënies së premierës,

The Stage ka vënë në fokus rolin e Gresa Pallaskës në këtë shfaqje, ku ky artikull poashtu është shoqëruar edhe me fotografinë e aktores kosovare, që po vlerësohet të ketë pasur një ngjitje të bukur skenike.

Në këtë shkrim është theksuar pjesa e Gresa Pallaskës dhe e Robert Jack, të cilët, me fytyrë larg audiencës, por me një shikim të thellë në kamera, fytyrat e tyre janë projektuar në një ekran të madh, duke spikatë edhe përcjelljen e kësaj pjese me orkestrën skoceze.