Shtëpi Lajme Alarmon politikani Gjerman: Nëse Serbia e njeh Kosovën, do të…

Alarmon politikani Gjerman: Nëse Serbia e njeh Kosovën, do të…

Shperndaje në Facebook.

Zyrtari i lartë i Alternativës për Gjermaninë dhe filozofi, Marc Jongen, ka thënë se nëse Serbia do të pranonte kërkesat e BE-së për njohjen e Kosovës, si kusht për Serbinë që të vazhdojë rrugëtimin drejt integrimit në BE, do të kishte një çmim të lartë.

“Është e vështirë të japësh një këshillë tani, por në këtë rast mendoj se Serbia duhet të vendos me referendum nëse do ta paguaj atë çmim”, ka thënë ai për të përditshmen “Politika”, transmeton Periskopi.

Duke i komentuar objektivat e vëna nga Brukseli dhe vlerësimet se Beogradi nuk është duke respektuar kursin e politikave të jashtme të BE-së, duke mos vendosur sanksionet anti-ruse, politikani opozitar gjerman ka këshilluar Serbinë që të mos bie pre e presioneve.

“Nëse do të mund ta këshilloj Serbinë, do të t’i thoja që të mos dyndet para presioneve dhe mos të zbatojë sanksione kundër Rusisë. Shteti juaj ka nevojë që të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe të qëndroj me këmbë në tokë, sepse kjo është e rëndësishme për ekonominë tuaj”, ka thënë Jongen.

Jongen ka thënë se është shumë e rëndësishme për BE-në që Serbinë ta shoh si një urë që e lidhë Evropën me Rusinë.

“Nuk është mirë që të rrënohen të gjitha urat mes Evropës dhe Rusisë”, ka thënë ai.

Partia e Jongen, në bazë të sondazheve, nuk do të mund të hyjë në Parlament në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Gjermani.