Shtëpi Video Ambasada gjermane ndanë “Romeon e Gjuljetën” shqiptarë

Ambasada gjermane ndanë “Romeon e Gjuljetën” shqiptarë

Shperndaje në Facebook.

Arboni-e-Albana-631x358


Po u shikua fati i tyre i deritashëm Arbon Ukaj dhe Albana Luzha deri në një pikë mund të identifikohen edhe si Romeo dhe Gjulieta e të sotmes. Mirëpo, në këtë rast nuk janë familjet ato që e kundërshtojnë dashurinë e tyre, por janë autoritetet gjermane, gjegjësisht ambasada e këtij shteti në Kosovë.
Arboni ka 23 vjet dhe jeton në Gjermani prej 20 vitesh. Ai tashmë posedon edhe shtetësinë gjermane. Katër vite më parë gjatë një vizite në Kosovë, ky i ri është njohur me Albana Luzhën, moshatare e tij, shkruan badischezeitung.de. Verën e kaluar çifti i dashuruar ka bërë kurorëzimin në Kosovë dhe sot e atë ditë, lidhjet i mbajnë vetëm përmes telefonit dhe internetit. Arbonit i është dashur disa herë gjatë kësaj kohe të shkojë në Kosovë për të ndërmjetësuar ardhjen e të fejuarës së tij por kot, transmeton albinfo.ch. Ai thotë se ka qenë disa herë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë por atje jo vetëm nuk e kanë ndihmuar, por, se si shtetas gjerman, e kanë pritur shume keq dhe me arrogancë.

Sidoqoftë, në dhjetorin e kaluar atij i kishin premtuar se caktimin e terminit do t`ia bënin së shpejti, mirëpo deri tash kanë kaluar 4 muaj dhe nuk ka ende asgjë. Kur të mendosh se edhe ky caktim termini nuk është ende garanci se do t` ia japin vizën, gjendja duket mjaft e tendosur, përcjell albinfo.ch. Kështu siç janë duke rrjedhur punët, Arboni tashme nuk pret se para muajit gusht do t`i bëhet viza nuses së tij. Në këtë mënyrë nga dasma e tyre në Kosovë e deri te bashkimi në Gjermani do të kalojë më tepër se një vit.

Gazeta ka kontaktuar zëdhënësin e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe ai ka deklaruar se ka një fluks të madh kërkesash për viza. Sidomos pasi që është publikuar se kosovarët nuk do të fitojnë azil në Gjermani por prandaj mund të bëjnë kërkesa për viza pune, kërkesat për viza janë të mëdha, përcjell albinfo.ch. Për t`u përballur me këtë numër të madh kërkesash, është shtuar stafi përkatës por, mungesa e hapësirës nuk mundëson një shpejtim të theksuar të përpunimit të tyre.

Ka raste ku për kërkesa të caktuara bëhen edhe përjashtime, dhe përpunohen me përparësi, mirëpo vizat për martesë nuk hyjnë në këto raste, ka thënë zëdhënësi.

Ndërkohë “nusja” e Arbonit ka mbaruar kursin e gjermanishtes dhe pret kur ta marrë vizën për t`iu bashkuar më në fund të shoqit, transmeton albino.ch. Edhe autoritetet në vendin ku jeton Arboni, në Schopheim kanë treguar vullnet për të sjellë Albanën te i shoqi, por nga ta nuk varet asgjë, shkruan gazeta.

Kështu si janë punët “Romeo dhe Xhulieta” do të kenë shansin të bashkohen jo para gushtit të sivjetmë.