Shtëpi Video Apel për ndihmë / Komandant “arusha”, i sëmurë dhe i pastrehë

Apel për ndihmë / Komandant “arusha”, i sëmurë dhe i pastrehë

Shperndaje në Facebook.

Ish- komandanti i UCK-së, Abedin Zymberi së bashku me disa miq dhe dashamirë kanë marrë një nismë për ta ndihmuar Eljasa Sherifin, i njohur si komandant Arusha nga Presheva, njofton agjencia e lajmeve INA.

Zymberi thotë thotë se, Sherifi, pjesëmarrës i tri luftravë kombëtare është duke u ballafaquar me probleme shëndetësore, por edhe kushte të rënda financiare.

“Pas përfundimit të luftës në Maqedoni Eljasai në pamundësi për tu kthyer në Preshev sepse kërkohej nga policia Sërbe qëndroi në Kumanovë nëpër shokë dhe familje të ndryshme. Ai u martua në Kumanovë dhe ka dy vajza të mrekullueshme. Në mungesë të nënshtetësisë ai nuk po ka mundësi të gjej punë apo të marrë shërbime shëndetësore. Komandant Arusha, kohëve te fundit po ballafaqohet edhe me probleme shëndetësore, por ai mbi gjitha njeher ka problem BANIMI”, shprehet Zymberi.

Ai kërkon nga të gjithë dashamirët që ta ndihmojnë këtë luftëtar të lirisë, i cili rrezikoi jetën për ditë më të mira të shqiptarisë.

“Të nderuar vllezër a lejohet që një badhkëluftëtarë i joni i denjë icili dha gjiçka për lirin tonë e pas gjitha ktyre sakrificave ne ta lejojmë të vuaj..? jo në këtë nuk e lejojmë, pra n au bashkangjiteni me mundësit tuaja që të ia sigurojmë vëllaut tonë një banesë sa për ta futur veten dhe familjen e tijë. Secili sipas mundësive të ndihmojë.

Të nderuar vëllezër, afarist, biznismenë, indivit dhe forma tjera nëse jeni të interesuar na drejtohuni te ne që bashkarisht të kordinohemi që sa më shpejt kët vëlla tonin ta ndihmojmë.

Për informacione në numrin e tel 072204875”, apelon Zymberi.