Shtëpi Lajme Argjentina shkarkon trajnerin, kërkon prioritetin kryesor të Barcelonës (Foto)

Argjentina shkarkon trajnerin, kërkon prioritetin kryesor të Barcelonës (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Edgardo Bauza pritet shumë shpejt të shkarkohet nga posti i trajnerit të Argjentinës
Argjentina është duke menduar që ta shkarkojë trajnerin Edgardo Bauza, pas humbjes 2:0 nga Bolivia që tani rrezikon seriozisht Kupën e Botës pasi gjenden në pozitën e pestë në renditje, me një pikë më pak se Kili që gjenden në pozitën e katërt – vend që dërgon direkt në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli, është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Bauzan te Argentina.

Kujtojmë se Sampaoli gjithashtu kërkohet me ngulm edhe nga Barcelona, që e shohin si zëvendësuesin ideal të Luis Enriques, ky i fundit do të largohet nga “Camp Nou” në përfundim te këtij sezoni. /Express/