Shtëpi Video Arrestohen 5 kosovarë në Shkup gjatë gjykimit të grupit të Kumanovës?!

Arrestohen 5 kosovarë në Shkup gjatë gjykimit të grupit të Kumanovës?!

Shperndaje në Facebook.

Aksion i madh policor në Shkup, bën të ditur Agjencia e lajmeve Zhurnal. 5 persona të moshës 30 vjeç janë arrestuar nga policia maqedonase rreth orës 14:30 në afërsi të kompleksit të Gjykatave në Shkup, në kohën kur mbahej gjykimi ndaj grupit të Kumanovës, ku në mesin e tyre ishte edhe i akuzuari ish komandant Sokoli.

5 të arrestuarit janë shtetas të huaj dhe mbahen në polici me qëllim që të zbulohet identiteti i tyre dhe qëllimet pse kanë qëndruar afër godinës së Gjykatës në Shkup. Këta persona janë arrestuar menjëherë pasi policia i ka identifikuar se ata bëjnë lëvizje tepër të dyshimtë.

Gjatë arrestimit tek ata janë gjetur materiale shpërthyese, por jo zyrtarisht mësohet se ato materiale kanë qenë vetëm piroteknike. Policia është duke e hetuar rastin me qëllim për të ndriçuar dyshimet.

Jo zyrtarisht mësohet se këta të arrestuar janë nga Kosova.Arrestohen 5 kosovarë në Shkup gjatë gjykimit të grupit të Kumanovës?!