Shtëpi Kuriozitete Australianja shet gjithçka dhe vjen në Shqipëri, historia e saj trondit. Polici...

Australianja shet gjithçka dhe vjen në Shqipëri, historia e saj trondit. Polici i kërkoi jetë nate kur…

Shperndaje në Facebook.

Dashuria e solli nga Australia në Shqipëri!

Në redaksinë e emisionit “BOOM” në RTV Ora News ka mbërritur një denoncim nga një shtetase nga Australia, e cila është dhunuar nga i dashuri i saj shqiptar.

Denoncuesja tregon historinë me të dashurin e saj shqiptar, dhunën e ushtruar nga ai dhe sorollatjet në dyert e policisë për ta denoncuar atë.

Gruaja rrëfen se pasi u dashurua me banakierin shqiptar në vitin 2013, vendosi që të shkëputej përfundimisht nga Australia dhe të vendoset në Tiranë, për të filluar një jetë të re me të dashurin e saj.

Ajo thotë se la gjithçka në Australi, shiti çdo gjë dhe u vendos në Shqipëri.

Denoncuesja rrëfen për mikrofonin e BOOM se i dashuri i saj në fillim ishte një person i mrekullueshëm dhe sillej shumë mirë me të. Por kur u kthye për të jetuar në Shqipëri gruaja u përball me një sjellje krejt ndryshe të të dashurit të saj.

Pasi vendosi ti japë fund lidhjes me të, ajo është përballur me dhunën e tij. Aq sa ai e rrihte edhe në gjumë.

Pas këtyre akteve të dhunës, shtetësja nga Australia vendos ta denocojë në polici, por edhe aty u përball me një situatë të vështirë. Ashtu siç ishte e dhunuar, e mbuluar me gjak, ajo shkon në rajonin e policisë 2, ku aty ka qendruar 11 orë, ndërsa personi që e dhunoi në momentin e arrestimit ka qendruar vetëm 3 orë.

Ajo nuk arriti të merrte dot urdhërin e mbrojtjes.

Shtetesja austrialiane u detyrua që të bëjë për të dytën herë denoncimin në mënyre që të perfitojë urdhër mbrojtjes pasi për herë të parë askush në komisariat nuk e njoftoi që duhej të paraqitej në gjykatë për urdhrin e mbrojtjes.

Australiane ftohet për jetë nate nga polici

Denoncuesja rrëfen se gjatë kohës së qëndrimit në komisariat i është afruar një efektiv policie, i cili i ka dhënë numrin e telefonit për ta kontaktuar atë në rast të ndonjë shqetësimi. Por pas disa kohës polici i dërgon disa mesazh ku e fton shtetasen nga Australia për jetë nate.

Çështja e shtetases australiane është në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë

Pas peripecive në komisariatin e policisë nr 2 në kryeqytet dosja e shtetases austrialiane dorëzohet në prokurori. Në përfundim të hetimeve prokuroria e Tiranës mbi bazen e materialit kallëzues të referuar nga policia gjyqesore në komisariatin e policise nr 2 ka regjistruar procedim penal ndaj ish të dashurit të kësaj shtetase për vepren penale “dhunë në familje” të parashikuar nga neni 130/a paragrafi 1 i kodit te procedures penale .

Për organin e akuzes ish i dashuri i denoncueses ka konsumuar këtë vepër penale dhe për të provuar këtë akuze para gjykates së rrethit gjyqesor Tirane janë dorëzuar në daten 31.07.2017 kërkesa e prokurorise dhe 11 dokumente përfshire edhe aktin mjeko ligjor që tregon se ndaj kësaj shtetase është ushtruar dhunë dhe ka pësuar dëmtime që sjellin humbjen e aftësisë se perkohshme ne pune deri ne 9 dite.

Në përfundim të hetimeve nga prokuroria kjo e fundit dërgoi për gjykim procedimin penal ne ngarkim të ish të dashurit të shtetases austrialiane.

Kjo çështje tashmë është në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.