Shtëpi Lajme Azilkërkuesja shqiptare ndërron jetë gjatë lindjes së fëmijës, historia që tronditi Uellsin

Azilkërkuesja shqiptare ndërron jetë gjatë lindjes së fëmijës, historia që tronditi Uellsin

Shperndaje në Facebook.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Cardiff të Britanisë së Madhe, ku një nënë shqiptare ka ndërruar jetë pasi solli në jetë një foshnje në spitalin Universitar të Uellsit. Siapas mediave britanike, Duhije Kika kishte vetëm tre muaj në Britaninë e Madhe ku kishte kërkuar azil dhe fliste shumë pak anglisht.

Ajo ndërroi jetë vetëm një orë pasi qëndroi me foshnjen e saj, në tetor të 2016-ës. Vajza tani quhet Angela dhe rritet nga kushëriri i nënës së saj, 30-vjeçari Klodian me profesion dekorator dhe piktor. ‘Vajza ende nuk e di se çfarë ka ndodhur. Gëzon shëndet të mirë. Mua më thërret babi dhe gruas time i thotë mami. Është shumë e vështirë, shumë shumë e trishtë”, tregon Klodiani.

Shqiptarja lindi me prerje cezariane por u sëmur me Sepsis dhe ndërroi jetë. Mamia e cila priti fëmijën shkroi një letër për të ku i tregon sesa e donte nëna dhe sa e lumtur ishte kur mori vesh që vajza lindi shëndoshë e mirë.