Shtëpi Lajme Babai i 32-vjeçares i tronditur nga gjyqtari: Kemi lidhje gjaku

Babai i 32-vjeçares i tronditur nga gjyqtari: Kemi lidhje gjaku

Shperndaje në Facebook.

Shyqyri Çobo u pezullua nga detyra e gjykatësit pranë Gjykatës së Beratit nën akuzën se kërkonte ndere seksuale në këmbim të ndihmës për çështjen gjyqësore. 32-vjeçarja me inicialet I. T e ka kallëzuar atë pas tre muajve komunikim gjatë të cilave ai i ka shprehur tërthorazi apo drejtpërdrejt qëllimin e tij për marrëdhënie seksuale, duke i premtuar ‘miqësi’ dhe ndihmë në çështjen e saj, sipas anabel.

Rrëfimi i babait të 32-vjeçares

Babai i vajzës ka dhënë një intervistë për Panoramën, në të cilën ka treguar se gjithçka ka nisur kur gjykatësi e ka ftuar atë dhe të bijën në kafe, duke u thënë se ishte i gatshëm t’i ndihmonte.

‘VAJZA IME ISHTE E DIVORCUAR NGA I SHOQI DHE NUK MERRTE PENSIONIN USHQIMOR PËR FËMIJËN. PËR KËTË ÇËSHTJE U PËRPLASËM NË GJYKATË. TAKOVA GJYQTARIN SHYQYRI ÇOBO. FILLIMISHT AI NA KËRKOI QË TË ULESHIM PËR NJË KAFE DHE TË BISEDONIM ME TË. SHKËMBYEM NUMRAT E TELEFONIT. POR, SAPO MORI NUMRIN, AI FILLOI TA NGACMONTE VAJZËN’.

Sipas babait, ai ka lidhje gjaku me Shyqyri Çobon, pasi siç thotë janë nga e njëjta zonë:

‘NUK MA MERRTE MENDJA SE GJYQTARI DO TË KËRKONTE FAVORE SEKSUALE NGA IME BIJË NË SHKËMBIM TË VENDIMIT. NE E NJOHIM MIRË SE KUSH ËSHTË, POR ME NE BIE GJAK, SE JEMI NGA E NJËJTA ZONË’

Babai shpreh mbështetjen për të bijën duke thënë se ajo është treguar shumë dinjitoze në gjithë këtë histori, pavarësisht provokimeve të panumërta të Çobos:

‘UNË I THEM DIÇKA PUBLIKISHT ATIJ: LE TA QUAJË SI TË DOJË, ME SHPREHJET NË MESZHE, SI ‘MOS U BËJ FSHATARESKE’ E TË TJERA SI KËTO. POR I THEM GJYQTARIT ÇOBO SE IME BIJË QËNDRON SHUMË MË LART NGA ANA MORALE SE AI’

‘AJO ËSHTË ME MORAL TË LARTË DHE KA DITUR T’IA TREGOJË VENDIN SIÇ DUHET’