Shtëpi Lajme Babai nga Tetova i pikëlluar: Më duhen 500 euro ta operojë djalin...

Babai nga Tetova i pikëlluar: Më duhen 500 euro ta operojë djalin (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.

 

Ky është dhjetëvjeçari Gazmendi nga Tetova. Motra dhe vëllai i tij po lozin, por ai nuk mund të u bashkëngjitet, pasi duhet të endet nëpër spitale.

Vogëlushi nuk mund të flas pasi ka probleme me dhëmbët.

Ai duhet të operohet, por kushtet e rënda financiare nuk kanë lejuar atë të kryej operacionin, i cili kushton 30 mijë denarë. Nëna e tij Zelija thotë se e ka shumë vështir kur e sheh djalin në këtë gjendje.

“Dhëmbët duhet të ia operojnë në Shkup. Në spitalin e Tetovës na thonë që duhet ta dërgoni në Shkup. Djali im nuk ka asnjë dokument që është invalid. Po më së shumti fëmijët e mi bukën e hanë thatë pa asgjë tjetër. Fëmijët kërkojnë por disa herë më kanë ndihmuar edhe fëmija ime por edhe ato nuk i kanë gjendjen e mirë”, tha Zelije Rasimi.

Babai i Gazmendit është i pa punë. Ai thotë se vazhdimisht kërkon që të punoj diçka punë, çfarë do që të jetë, por deri tani s’ka pasur sukses.

“Unë e kamë shumë rënd as gjumi nuk me merr. 01 39 Fëmija kërkojnë por kur nuk ka çfarë të bëjë. Mbrëma kemi ngrenë vetëm qifle, e njëjta edhe sot në mëngjes ishte, nuk kamë ku të shkojë”, tha Bujamin Rasimi.

Kjo familje deri para 10 ditëve kishte jetuar në fshatin Militajnë të komunës së Bevernicës, por Bujamini ishte ndarë nga vëllezërit e tij dhe tani nuk ka ku të shkoj. Ai tani me familjen janë strehuar në një banesë me qira në qendër të Tetovës. Ata ende nuk e kanë paguar as qiranë e parë, kurse pronari u ka dhënë dy javë afat për pagesën.

Megjithatë për familjen Rasimi brenga më e madhe mbetet shërimi i Gazemendit, për çka luten për lëmosh për të gjithë njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë, transmeton TV21.

Kontakt tel: +389 70 769 933