Shtëpi Lajme Bale mungon në stërvitje të Realit

Bale mungon në stërvitje të Realit

Shperndaje në Facebook.

Gareth Bale ka munguar në stërvitjen e sotme të Real Madridit
Trajneri francez, Zinedine Zidane ka kryer stërvitjen e sotme para ndeshjes e Alaves, pa disa lojtarë që kanë qenë të angazhuar me Kombëtare.

Lajm i keq për Real Madridin është mungesa e Gareth Bale, i cili është stërvitur i vetëm në palestër, pavarësish se skuadrës i është bashkuar qysh të hënën.

Në stërvitje për shkak të angazhimit me kombëtaret e tyre munguan edhe Ronaldo, Pepe, Keylor Navas, Marcelo dhe Casemiro. /Express/