Shtëpi Lajme Barça TV zbulon videon e rrallë të Messit (Video)

Barça TV zbulon videon e rrallë të Messit (Video)

Shperndaje në Facebook.

Lionnel Messi është duke u shndërruar në një legjendë të skuadrës katalonase.

Sulmuesi i Barcelonës deri më tani ka pasur 373 paraqitje duke shënuar 337 gola ndërsa ka fituar 28 tituj me skuadrën spanjolle.

Por, rrallëkush di për ecurinë e lojtarit në grupmoshat e reja para se të bëhet i famshëm si në ditët e sotme, transmeton Telegrafi.

Kanali zyrtar i klubit të Barcelonës ka publikuar për herë të parë një video të rrallë ku shfaqet Lionel Messi.

Argjentinasi atëbotë ishte duke luajtur me ekipin e moshave të 16-vjeçarëve të skuadrës “blaugrana” në qendrën stërvitore ku rriten të gjithë talentet më të mirë të katalanasve.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/