Shtëpi Kuriozitete Bariu shqiptar hapi çantën pas shkurres, shikoni tmerrin që gjeti brenda (VIDEO)

Bariu shqiptar hapi çantën pas shkurres, shikoni tmerrin që gjeti brenda (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.

Një ngjarje horror ka ndodhur në Vrisaki të Imathias në Greqi. Një çoban shqiptar ka gjetur në një lëndinë pas një varreze, të futur në një shkurre një çantë dhe kur e ka hapur ka parë se brenda saj ndodheshin dy kavanoza që përmbanin nga një embrion, fetus.

I frikësuar bariu menjëherë ka njoftuar policinë, e cila kamarrë zbulimet makabre duke i çuar për ekspertizë në Selanik.Paraprakisht mendohet se embrionet ishin në javën e 18-të apo të 20-të por nuk dihet se si kishin përfunduar në një çantë dhe në një zonë të tillë.

Sipas mediave greke çobani shqiptar ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike dhe është shprehur i penduar që ka hapur çantën pasi është përballur me një skenë të tmerrshme.

“Do doja të mos e kisha hapur kurrë çantën. Kam parë tmerr”, ka thënë ai. Sipas mediave greke, kavanozat përmbanin një lëng që po i nënshtrohet ekspertizës në Departamentin e Sigurisë Alexandria