Shtëpi Video BEFASIA e ditës deklaratë e PAPRITUR nga Mimoza Kusari- Lila

BEFASIA e ditës deklaratë e PAPRITUR nga Mimoza Kusari- Lila

Shperndaje në Facebook.

IdzfJ


Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur në emisionin Info Box të TV Dukagjinit se nuk do të kandidojë në zgjedhjet për strukturat udhëheqëse të Aleancës Kosova e Re.

Ajo tha se zyrtarisht ende është pjesë e AKR-së, mirëpo, nuk do jetë pjesë e zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.

“Është koha e definimit të saktë të subjektit politik. Përderisa vitin e kaluar kam shpall kandidaturën dhe pas një kohe ka pas një ndryshim në qasje ku kam qene pjesë e sulmeve të ndryshme që s’duhet të ndodhin në parti politike. AKR-ja si subjekt politik ka një qasje dhe një program të mirëfilltë. Nëse kemi dështua si parti kjo është për arsye të mos menaxhimit të mirë”, tha ajo.

“Nuk jam larguar zyrtarisht por nuk kam plan të marr pjesë në zgjedhje të brendshme. Shumë më e rëndësishme është detyra që e kam se sa pozicioni në parti. Marrja e angazhimeve shtesë është obligim. Nuk e shoh veten si strukturë udhëheqëse e partisë. Pozita institucionale që e mbaj është e vetmja që unë e kam”, shtoi kryetarja e komunës së Gjakovës, Kusari-Lila.

Ndryshe, ajo tregoi se për të ardhmen e saj në politikë do të marrë vendim në të ardhmen.

“Nuk jam e gatshme të jem pjesë e ndonjë subjekti politik. Nuk po flitet për top problemet që i kemi zhvillimi ekonomik ato sociale etj, por kryesisht probleme të partive politike”, tha ajo.

“Në momentin që dikush të sheh si konkurrent fillojnë pengesa, që veç po ndihen. Kemi ngecje serioze në vendimmarrje në Kosovë që secila komunë ka mbet peng i këtyre vendimeve. Nuk e shoh veten në politik në periudhën afatgjate…”, shtoi tutje Kusari – Lila.