Shtëpi Video Belgjika e Hollanda shkëmbejnë territoret

Belgjika e Hollanda shkëmbejnë territoret

Shperndaje në Facebook.


Në një epokë kur për kufijtë ndodhin konflikte, ka vende që vendosin t’i shkëmbejnë paqësisht territoret mes tyre. Kjo do të ndodhë në 2016 mes Hollandës dhe Belgjikës.

Qyteti belg Vise do të humbë një pjesë tokë, që mbërrin deri në lumin Meuse, që ndan Belgjikën dhe Holandën. Megjithëse zyrtarisht është territor i Belgjikës, deri tani është i arritshëm vetëm nga ana e Hollandës.

Kohët e fundit ishte etiketuar si “toka e askujt”, një parajsë për shpërndarjen e drogës dhe prostitucionit.

Tre vjet më parë aty u gjet një trup pa kokë dhe disa kalimtarë njoftuan autoritetet hollandeze, të cilët u përgjigjen se ishte territor i Belgjikës. Kësisoj, nuk ishte e lehtë për autoritetet belge për të marrë leje nga Hollanda dhe për të mbërritur me barkë në vendin ku u gjet viktima.

Pikërisht për këtë arsye ndodhi dhe shkëmbimi i territoreve që bëhet 200 vjet pas vendosjes së kufijve zyrtarë në 1843. Tani pritet vetëm miratimi i parlamenteve të dy vendeve për përcaktimin e territoreve.
holland