Shtëpi ShowBiz Bëri copa-copa të dashurën, ajo e bën aktorin e famshëm “t’i bjerë...

Bëri copa-copa të dashurën, ajo e bën aktorin e famshëm “t’i bjerë kokës me grushte”

Shperndaje në Facebook.

Mos mendoni se dhuna është e përhapur vetëm në familjet e varfra e me vështirësi ekonomike, ku burri rreh gruan apo vajzën, ose djali rreh babanë apo nënë. Fenomene të tilla i gjejmë në të gjitha shtresat e shoqërisë.
Këtë herë është aktori Ryan Phillippe, i cili po përballet me akuzat për dhunë ndaj të dashurës së tij. Ajo e akuzon aktorin se e ka dhunuar keq më 4 korrik.

Elsie Hewitt ka thënë në polici se aktori ishte shumë i pirë dhe se e kishte “bërë copa”, kur ajo kishte mbërritur në banesën e tyre dhe donte të merrte disa rroba.

Siç raporton “The Blast”, modelja 21-vjeçare kërkon mbi 1 milion dollarë dëmshpërblim nga aktori 43-vjeçar. Ajo ka dëshmuar gjithë akuzat e saj me prova, duke treguar se kishte shenja të mëdha në pjesën e kraharorit dhe këmbëve.

Megjithatë, sipas Daily Mail, ka qenë Hewit ajo që ka hyrë në banesën e aktorit dhe duke përfituar nga fakti që ai ka qenë i pirë, e ka ngacmuar e para atë dhe e ka çuar në ekstrem.