Shtëpi Lajme Bëri gjithë Shqipërinë të qajë me fjalimin e saj plot ndjenjë, reagon...

Bëri gjithë Shqipërinë të qajë me fjalimin e saj plot ndjenjë, reagon Rigerta

Shperndaje në Facebook.

Ajo përloti një Parlament të tërë me fjalimin e saj prekës mbi gjendjen në fshat. Videoja ku Rigerta Loku nga Mirdita foli sot në seancën e parë rurale, është bërë virale e ka emocionuar një Shqipëri të tërë.

Pasi videoja u pëlqye e u shpërnda nga shumë persona në rrjetet sociale Rigerta ka vendosur t’i falenderojë të gjithë ata që kishin pëlqyer fjalën e saj, me anë të një statusi në Facebook.

Mirditorja shprehet se ajo nuk tha asgjë të re e foli vetëm për situatën reale të fshatrave të thellë të Shqipërisë.

Reagimi i saj në Facebook:

Nuk di ku te gjej fjalet per te falenderuar secilin prej jush! Une nuk thashe asgje te vecante, thashe ate qe njohim e dime te gjithe. Falenderoj ata qe me dhane mundesine qe ta them. Perulem perpara secilit prej jush per fjalet e mira dhe inkurajuese, me zemer, FALEMINDERIT!!!