Shtëpi Video Betoni i cili shembet si rërë, kjo është cilësia e apartamenteve kineze...

Betoni i cili shembet si rërë, kjo është cilësia e apartamenteve kineze (Video)

Shperndaje në Facebook.

56f97bc5c3618844388b4596-650x358

Kina aktualisht është në mes të një fluske të madhe, për arsye se vendi është i mbushur përplot me ndërtime ku nuk jeton askush, ndërsa ndërtimi i tyre vazhdon të rritet.
Në video shihen se sa të dobëta janë standardet e pronave “të reja”, ku dy të rinj kanë vendosur të tregojnë se si me një shufër shumë të hollë dhe të lehtë, betonin nga muri e rrëzojnë në tokë si rërë. Kina ka përdorur rreth 6.4 gigatonë çimento rreth viteve 2011 dhe 2013 për ndërtimtaritë e reja, që është më shumë se ajo e SHBA-ve që është përdorur gjatë gjithë shekullit të 20-të.
Megjithatë disa zyrtarë në Kinë kanë deklaruar se në vitin 2010 kanë zbuluar se këto ndërtime kanë efikasitet shumë të dobët dhe njerëzit mund të jetojnë në to vetëm për 20 vjet, sepse shumë shpejt ato shkatërrohen vetvetiu dhe kjo vetëm nga kualiteti që ato ndërtohen.

https://youtu.be/KeLyr5hh9Uc