Shtëpi Lajme Biznesmeni varroset për së gjalli, telefonon vëllain për ndihmë

Biznesmeni varroset për së gjalli, telefonon vëllain për ndihmë

Shperndaje në Facebook.

Një biznesmen rus, i cili u varros për së gjalli në një varrezë në Moskë, telefonoi të vëllain duke iu lutur që të paguante borxhin e tij, në mënyrë që të rifitonte lirinë.

41 – vjeçari Khikmet Salaev u rrëmbye pasi nuk kishte shlyer një borxh prej 410 mijë paund.

Sipas mediave ruse, ai u tërhoq zvarrë për në varrezat e Lyubertsy dhe u varros për së gjalli, por iu lejua që të mbante me vete telefonin.

Nën tokë, i mbuluar me dhe, ai arriti që të telefonte vëllain e tij 36 – vjeçar, Ismail.

Ky i fundit raportohet se pagoi një pjesë të borxhit (rreth 16 mijë paund) dhe i dha gjithashtu makinën e tij BMW-535 “partnerëve të biznesit” të Khikmet.

Vetëm pas kësaj, rrëmbyesit i dhanë Ismail vendndodhjen e vëllait. Ai raportohet se kishte qëndruar nën dhe për rreth 4 orë.

Ai u dërgua në spital me disa fraktura.

Media ruse ka ngritur sëfundmi shqetësimin për një rikthim të mundshëm bandave ganstere të vitit 1990.