Shtëpi Video Bleonës i propozojnë martesë ‘live’ në TV (Foto)

Bleonës i propozojnë martesë ‘live’ në TV (Foto)

Shperndaje në Facebook.

bl1

Këngëtari Kastro Zizo i ka propozuar martesë Bleona Qeretit në transmetim live në spektaklin ‘YFSF’, duke i plotësuar kështu ‘ëndrrën’ që dikush t’i bie në gjunjë.

‘Meqenëse Bleona kërkon burrë, unë jam single mendova t’i propozoj‘ – deklaroi Kastro.

Por, Bleona e ‘befasuar’ nga ky veprim nuk ka pranuar të martohet me Kastron nën arsyetimin se kanë edhe 12 javë përpara teksa ka pasur si kusht edhe 7 krushqi.

Kastro ka deklaruar se këtë kusht mundet t’ia plotësoj por Bleonës i ka kërkuar që në rast ndarjeje të mos i marrë ato pak para që i ka plus që është në kredi.

‘Kur jam ndarë, jam ndarë pa asnjë lek zemër, martesa bëhet pa lek’ – shtoi Bleona duke rrëfyer kështu pjesë nga personalja, respektivisht ndarja me burrin e saj, Gani Bardhën.

Në fund, propozimin e Kastros e pranoi Çani i cili i tha se është bërë si pjeshkë e depiluar, pasi hoqi mjekrrën për performancë.

bl2