Shtëpi Video Blero zbulon një sekret të Afronës! (VIDEO)

Blero zbulon një sekret të Afronës! (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.

b_1459166085-4912673

Në emisionin ‘Familja ime’ në Klan Kosova, vikendin që lamë pas u diskutua për rindërtimin e jetës pas ndarjes me partnerë.
I ftuar për të disktuar në lidhje me këtë temë ishte edhe këngëtari Blero që rrëfeu në emision përvojën e tij.
Ai tha se rritja që nga mosha 10 vjeçare në Suedi, rikthimi tash e dhjetë vite në Kosovë kanë bërë që ai të ketë një përzierje kulturash që nuk e konsideron ndarjen diçka tragjike, sepse jeta duhet jetuar meqenëse është vetëm një e tillë.
Nga prezantuesja e emisionit, Saranda Bujupi-Rama, Blero u pyet edhe se a ka paraqitur problem në lidhjen e dytë të tij fakti se ai dikur kishte qenë i martuar dhe nga kjo martesë ka një vajzë.
Në këtë moment ai zbuloi një ‘sekret’ duke treguar se prindërit e Afronës janë të ndarë dhe si rrjedhojë ai e ka pasur shumë të lehtë të kuptohet.
‘Afrona e di që në rend të parë unë e kam Tarën, e unë e di që ajo e don Tarën, e respekton Tarën, e don me zemër, dashuria e vërtetë vërehet’ – shtoi Blero.
Diskutimin e plotë në emision ku përfshihen edhe kronika nga terreni të realizuara enkas për këtë temë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.