BMW X5 dhe X6 së shpejti me teknologji të reja në ekranet...

BMW X5 dhe X6 së shpejti me teknologji të reja në ekranet qendrore

Shperndaje në Facebook.

1

BMW pritet që së shpejti të prezantojë teknologjinë e re të ekraneve të ndjeshëm në prekje për modelet e reja X5 dhe X6.

Serie 7 ishte modeli i parë i brendit bavarez që përmbante ekranin e ndjshëm në prekje në sistemin qendror të informatave dhe tani “BWMBlog” raporton se X5 dhe X6 do të përfitojnë nga kjo teknologji së shpejti.

Gjatë verës, dy veturat pritet të kenë përditësim në sistemin e navigimit, por nuk do të marrin edhe teknologjinë për kontrollim përmes gjesteve siç është te Serie 7. Duket se kjo veçori do të jetë pjesë e gjeneratës së ardhshme të X5 dhe X6.

Ekrani qendror i ndjeshëm në prekje në Serie 7 të vitit 2016 punon si një tablet apo pajisje mobile, duke funksionuar përmes komandave të ndryshme, si prekje, lëvizje, ‘zoom’.

Pritet konfirmimi zyrtar i BMW-së se kur do të pajisen X5 dhe X6 me këtë ekran.

Lexo edhe  Stuhia diellore, shkencëtarët përgatiten për ngjarjen që mund të shkatërrojë teknologjinë në botë