Shtëpi Kuriozitete Boronica shëron këto sëmundje

Boronica shëron këto sëmundje

Shperndaje në Facebook.

Është studiuar se boronica bën kthim mbrapsht të rënieve të aftësive mendore dhe fizike të lidhura me moshën, si dhe ndikon në kontrollin e peshës trupore.
Cilësohet si fruti më i shëndetshëm në botë dhe në fakt kanë shumë të drejtë. Madje së fundmi edhe në vendin tonë kanë nisur t’ia dinë rëndësinë duke e bërë gjerësisht pjesë të dietës ushqimore.

Për shumëkënd që ka dëgjuar për këtë frut, i di tashmë cilësitë e boronicës por në të vërtetë, studime të tjera kanë evidentuar fuqinë e saj në një sërë sëmundjesh, duke e bërë aleate për shëndetin tonë. Kështu boronica është një frutë shumë e mirë për kujtesë të fortë, kundër kancerit, madje është një antioksidant natyral.

Por lista e gjatë e të mirave shëndetësore të lidhura me boronicën është bërë e njohur në publik po aq sa ka me vite e njohur te komunitetet shëndetësore dhe ato hulumtuese dhe te kultivuesit profesionalë të boronicave.