Shtëpi Lajme Britma e të qara, pamjet e rënda kur nëna gjen djalin të...

Britma e të qara, pamjet e rënda kur nëna gjen djalin të plagosur në atentatin e Vlorës

Shperndaje në Facebook.

Pamje të rënda nga atentati në Vlorë janë publikuar sot nga televizioni AbcNews. Eshtë momenti kur nëna merr të birin 8 vjeç, B.Llanaj nga makina.

Vogëlushi që pa tmerrin me sy ka lënë spitalin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa i ati, Ferdinand Llanaj që ishte shënjestra e këtij atentati ka marrë plagë të rëndë dhe ndodhet në spital.

Në makinë ka qenë edhe shoku i tij Dritan Bega i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

Vendi ku ndodhi atentati është vetem 50 metra larg shtëpisë së Llanajve ndaj familjarët kanë qenë të parët në vendin e ngjarjes.

Policia dyshon se krimi është kryer për hakmarrje dhe ka lidhje me masakrën e Coles në 2015 ku i vëllai i Ferdinand Llanajt vrau tre persona.