Shtëpi ShowBiz Çani: Jam duke kaluar një vuajtje të madhe, duhet të ma qani...

Çani: Jam duke kaluar një vuajtje të madhe, duhet të ma qani hallin

Shperndaje në Facebook.

Gazetari Arjan Çani ishte sot i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan.

Gjatë emisionit ai rrëfeu se si humbi 35 kilogramë për një vit. Gazetari tregoi se nuk ha fruta deti, ha rizoto pa karbohidrate, mish pule, perime dhe nudëllsa orizi. Ndërsa shtoi se në mëngjes ha gjëra të vogla dhe se nuk ha darkë.

“M’u desh një vit për të hequr 35 kile. Gjeta ushqimin tim të preferuar që s’ka as korbohidrate as yndyrna, nuk ha absolutisht fruta deti, ha rizoto pa karbohidrate, mish pule, perime dhe nudëllsa orizi që është një ushqim që s’ka as kalori, asgjë. Unë ha nudëllsa çdo drekë, në mëngjes ha gjëra të vogla ose thuajse fare dhe darkë nuk ha. Jam duke kaluar një vuajtje të madhe, duhet t’ma qani hallin”, tha Çani.