Shtëpi Lajme Çfarë na pret pas uljes drastike të temperaturave? Meteorologët shpjegojnë ndryshimin e...

Çfarë na pret pas uljes drastike të temperaturave? Meteorologët shpjegojnë ndryshimin e motit

Shperndaje në Facebook.

Moti ka ndryshuar në mënyrë të befasishme duke ulur temperaturat me 10 gradë në të gjithë vendin, madje gjatë natës së kaluar kanë zbritur nën zero në zonat veriore të territorit duke sjellë edhe reshjet e para të dëborës këtë vjeshtë.

Meteorologia Tanja Porja ka thënë në një intervistë për TCH:

Pas mesnatës deri në këto momente ka pasur një rënie drastike të temperaturave nga 10-12 në zero dhe minus në zonat malore në, por edhe në ato veriore e veri-lindore.”

Reshje shiu dhe rrebeshe po ashtu kanë shoqëruar uljet e temperaturave që me sa duket nuk do të vazhdojnë edhe për shumë gjatë.

Porja ka nënvizuar:

Do vijojë kjo rënie. Në mesditë do ta ndjejmë, sepse nga 27-28 gradë që ishim të enjte e të premte, sot nuk pritet më shumë se 18-19 gradë Celsius. Presim një përmirësim të kushteve, një rikthim të vlerave termike normale për tetorin. Nga mesdita e së dielës do ketë një rritje të lehtë, ndërsa nga e hëna e në vijim do ketë rritje me nga 1-2 gradë të temperaturave në ditë.”

Pra, rrobat e trasha që kemi nxjerrë nga dollapi nuk do u hyjnë shumë në punë, pasi rënia e temperaturave me sa duket është kalimtare për një kohë të shkurtër.