Shtëpi ShowBiz Çfarë po ndodh me Bleonën? Këngëtarja nxjerr në ankand prindërit e saj:...

Çfarë po ndodh me Bleonën? Këngëtarja nxjerr në ankand prindërit e saj: Njëri “u shit”

Shperndaje në Facebook.

Gjithmonë befasuese me postimet dhe reagimet e saj, në atë pikë sa tashmë ndoshta të dalit e saj lakuriq nuk habit askënd, por ajo di të tërheqë vëmendje.
Fjala është për këngëtaren Bleona Qereti, e cila ka publikuar foto me prindërit e saj në Instagram, ku thotë se i jep me qira.

Bleona ka shkruar në foton me prindërit:

Jepen me qera Oli Qereti dhe Nazmi Qereti.”

Ndërkohë më pas ka publikuar një foto me të ëmën ku shprehet:

Kjo u shit, e bleva unë. Nazmiun e keni akoma në ankand.”

Një formë e çuditshme kjo për të shprehur dashurinë për prindërit, por që i do kjo nuk diskutohet sepse në çdo dalje të saj televizive flet me pathos për ta. Madje prej vitesh Bleona jeton me prindërit në Los Angeles.