Shtëpi Lajme Chapecoense s’ka më futbollistë, klubet braziliane vijnë me një vendim madhështor

Chapecoense s’ka më futbollistë, klubet braziliane vijnë me një vendim madhështor

Shperndaje në Facebook.

5b12ce32583dbfd0366ed674a02f6ecc-650x358

Chapecoense ka mbetur pa futbollistë pas tragjedisë ajrore në Kolumbi.
Por, në ndihmë kësaj skuadre i kanë dalë ekipet tjera braziliane, që janë në gjendje t’i huazojnë futbollistë, përcjellë “Lajmi.net”.

Kështu ka deklaruar presidenti i klubit të Gremios, Adalberto Preis.

“E kisha imagjinuar gjithmonë që një ekipi mund t’i duhej të përballonte një skenar të tillë dhe fatkeqësisht ndodhi. Parimisht, Chapecoense nuk do të ketë kushtet e duhura si ekonomike, ashtu edhe administrative, për të afruar lojtarë që të mbijetojë në Serinë A. Ndaj kam një ide që të solidarizohemi të gjithë dhe secili ekip elitar t’i huazojë një apo dy lojtarë Chapecoense pa pagesë. Në këtë mënyrë, klubi mund të rindërtohet pak nga pak”, deklaroi Preis.

Klubet braziliane kanë lëshuar edhe një komunikatë të përbashkët për shtyp, duke konfirmuar që do t’i japin lojtarë falas Chapecoenses.