Shtëpi Lajme “Çmendet” Enrique, ia ndryshon repartin yllit të Barcelonës kundër Juventusit (FOTO)

“Çmendet” Enrique, ia ndryshon repartin yllit të Barcelonës kundër Juventusit (FOTO)

Shperndaje në Facebook.

Luis Enrique ka menduar diçka interesante për formacionin kundër Juventusit.
Trajneri katalunas do ta inkuadrojë mbrojtësin Javier Mascherano në mesfushë.

Ai do të luajë 4-3-3, ku treshja e mesfushës do të përbëhet nga Mascherano, Andres Iniesta dhe Ivan Rakitic, përcjellë “Lajmi.net”.

“Mundo Deportivo” shkruan që edhe nëse Enrique do të luajë 3-4-3, Mascherano përsëri do të jetë mesfushor.

Gjithsesi, “Masche” është bërë i njohur pikërisht në rolin e mesfushorit defensiv, kur luante për Liverpoolin. /Lajmi.net/