Shtëpi Kuriozitete Çoi kolegen për seks në hotel, por gjeti atë që nuk mendonte,...

Çoi kolegen për seks në hotel, por gjeti atë që nuk mendonte, ja ç’ndodhi sot me ushtarakun

Shperndaje në Facebook.

Dy vite burgim dhe përjashtim nga radhët e ushtrisë i ka kushtuar Gersjan Dumit shantazhi për marrëdhënie seksuale ndaj koleges së tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dhënë vendimin ndaj ushtarakut duke e dënuar atë pas 4 seancave me 2 vite burg me akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes e dhunës për dhënie pasurie.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e ushtarakut, që prej disa muaj deri në momentin e arrestimit shantazhonte kolegen e tij në ushtri duke i kërkuar marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës, përmes një adrese në Facebook.

Gersjan Dumi i kërkonte E.K që të takoheshin në hotel për të kryer marrëdhënie intime, në të kundërt do t’i postonte video intime.

Përveç dënimit me burg, Dumi është përjashtuar edhe nga radhët e ushtrisë.

Më 13 nëntor 2016, Dumi ra në prangat e policisë teksa më parë ishte kallëzuar në polici dhe ndaj tij kishin nisur hetimet.