Shtëpi ShowBiz Dafina Zeqiri dhe Enca në ‘luftë’ për kurorë?

Dafina Zeqiri dhe Enca në ‘luftë’ për kurorë?

Shperndaje në Facebook.

Duhet ta keni dëgjuar besojmë se këngëtarja Enca Haxhiaj shpesh ka qejf që në botën e artit ta thërrasin ‘King Enca’.

Ndjekësit e saj të shumtë e dinë që këngëtares i pëlqen ky përcaktim dhe ata nuk ngurrojnë që t’i thërrasin kështu. Ditën e djeshme Enca ka shpërndarë në rrjete sociale fotografi të sajat ku ka veshur një xhaketë e cila në pjesën prapa shkruante ‘King Enca’.

Mirë po, mesa duket ajo nuk është e vetmja ‘king’ sepse edhe Dafina Zeqiri, e cila ndodhet për momentin në SHBA dhe po ndërton karrierën e saj atje, vetëm përpara pak orësh ka shpërndarë në rrjete sociale një xhaketë që shkruan ‘King’ së bashku me një kurorë mbi të.

Tani vajza, ndajeni mendjen, cila prej jush e ka kurorën?