Shtëpi Lajme Dalin pamje të reja, nga përgjakja e deri te shpëtimi i Zaevit...

Dalin pamje të reja, nga përgjakja e deri te shpëtimi i Zaevit (Video)

Shperndaje në Facebook.

Kanë dalur pamje të papublikuara deri më tani, të sulmit ndaj liderit të LSDM’së, Zoran Zaev.

Aty shihen momente të sulmit ndaj tij, ku ai përgjaket. Gjithashtu përpjekjet e truprojave të tij për ta mbrojtur.

Më pas intervenimi i policisë me gaz lotsjellës, dhe tërheqja fillimisht në një zyrë ku i jepet ndihma e parë, e më pas edhe largimi nga objekti i Kuvendit, shkruan gazetametro.net.

Zaev i cili ka nënshkruar koalicion qeverisës me partitë shqiptare, u sulmua mbrëmë nga përkrahësit e Nikolla Gruevskit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar të Parlamentit të Maqedonisë.

Ndërsa më së shumti pësoi deputeti shqiptar Ziadin Sela, të cilit iu rrezikua edhe jeta.