Shtëpi ShowBiz Dasmë në horizont? Çifti i famshëm gati për të vënë unazat këtë...

Dasmë në horizont? Çifti i famshëm gati për të vënë unazat këtë verë!

Shperndaje në Facebook.


Dy artistët e njohur, Selena Gomez dhe The Weeknd duket se kanë vendosur ta çojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër.

Burime pranë çiftit kanë treguar për HollywoodLife se Selena dhe Abel janë fejuar dhe kanë filluar të përgatisin ceremoninë martesore.

“Ajo na ka treguar se po planifikon të shkëmbejë unazat në gusht, sapo Abel të përfundojë turneun e tij, ‘Starboy: Legend of the Fall 2017 World Tour’.

Selena e di që ai është miku i saj i zemrës dhe nuk do që të kalojnë vite e mos të martohen!”, – kanë treguar miqtë e Gomez për tabloidin e njohur.

Duket se këtë do verë nga Hollywood-i do të ketë lajme të mira!