Shtëpi Lajme Del Piero për Tottin: Koha që mbreti i Romës të reflektojë

Del Piero për Tottin: Koha që mbreti i Romës të reflektojë

Shperndaje në Facebook.

Alessandro Del Piero ka folur në lidhje me mikun e tij, Francesco Totti.
Ikona e Juventusit ka komentuar lajmin që Roma e dha për pensionimin e legjendës Totti.

“Unë mendoj që është një moment i madh për reflektim nga ana e Tottit. Ai po luan shumë më pak se vitin e kaluar. Kur ai flet, atëherë ne mund të themi diçka më shumë”, deklaroi Del Piero, përcjellë “Lajmi.net”.

“Pavarësisht çdo vendimi, ai do të mbetet gjithmonë në zemrat e romakëve si emblemë, si mbret i Romës. Unë uroj që Totti do të japë lamtumirën me një buzëqeshje të madhe sepse ai e meriton. Kaq nga unë, një mik, ish-bashkëlojtar në Kombëtare dhe një fans i futbollit”, shtoi ai.

Pavarësisht faktit që në fushë ishin rivalë, Totti dhe Del Piero kanë pasur gjithmonë miqësi shumë të ngushtë. /Lajmi.net/