Shtëpi ShowBiz Del zbuluar Albërie Hadërgjonaj, kush është burri që i kërkon llogari (Foto)

Del zbuluar Albërie Hadërgjonaj, kush është burri që i kërkon llogari (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Mbrëmjen e sotme këngëtarja e famshme Albërie Hadëgjonaj bëri një lidhje “live” me fansat e saj përmes rrjetit social “Instagram”.

Ajo pranoi se kjo ishte hera e parë që po e përdorte këtë aplikacion, e me sa duket nuk ka mësuar ende ta përdorë siç duhet. Teksa Albëria po i tregonte ndjekësve se ishte bërë gati për të dalë për një darkë, i ra telefoni.

“Oh më çmendi ky telefon, duhet të përgjigjem”, u shpreh ajo duke i thënë fansave se do të shihen një herë tjetër.

Aty këngëtarja mendoi se e kishte mbyllur videon, por jo, telefonata nisi dhe nga ana tjetër u dëgjua zëri i një zotërie që e pyeste këngëtaren se ku ndodhej.

“Ku je”, pyeti zotëria ndërsa Albëria e pikasi që xhirimi vazhdonte dhe e ndërpreu telefonatën menjëherë.

Më pas ajo ndërpreu dhe videon “live”.