Shtëpi Video Delawie: Në Kosovë është me rëndësi që disa njerëz të arrestohen për...

Delawie: Në Kosovë është me rëndësi që disa njerëz të arrestohen për korrupsion

Shperndaje në Facebook.


Në një intervistë dhënë “Zërit”, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se e ardhmja e Kosovës varët shumë nga luftimi i korrupsioni dhe krimit të organizuar.

Delawie ka theksuar se Kosova ka në duart e saj ta përcaktoj të ardhmen e saj duke luftuar korrupsionin me kujdes të veçantë.

Ai thotë se ajo çka mund të bëjë shteti mik i Kosovës është që të ndihmojë të vërë në jetë masa institucionale me të cilat mund të arrihet përparim. E për gjithë këtë Delawie thotë se rezultati më i mirë vie nëse arrestohet njerëzit e përfshirë në korrupsion.

“E ardhmja e Kosovës në një masë të madhe varet nga mënyra se si merreni me këtë çështje. Dhe më besoni, po ta kisha një shkop magjik, do ta përdorja menjëherë për ta zgjidhur këtë problem, por nuk kam. Ç’ka ne mund të bëjmë si shtet mik i Kosovës, shpresoj si miku më i mirë i Kosovës, është ta ndihmojmë atë që të vërë në jetë masa institucionale me të cilat mund të arrihet përparim dhe të arrihen rezultate në terren.

Masat institucionale, prokurimi elektronik dhe gjërat e tilla janë natyrisht të mira, por nëse dëshironi ta ndryshoni kulturën, atëherë me siguri është me rëndësi që disa njerëz të arrestohen”, ka thënë Delawie.
greg